Kreu i grupit mercenar rus Wagner është zotuar të “shkojë deri në fund” për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e akuzoi atë për “rebelim të armatosur”.
Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët e tij Wagner kishin kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.
Prigozhin tha se njerëzit e tij do të shkatërronin këdo që do të qëndronte në rrugën e tyre.
Guvernatori lokal u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda.
Prigozhin pretendoi se forcat e tij kishin rrëzuar një helikopter ushtarak rus që “hapi zjarr ndaj një kolone civile”. Ai nuk dha një vendndodhje dhe pohimi nuk mund të verifikohej menjëherë.
Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.
Tensioni është rritur mes tyre për mënyrën se si është zhvilluar lufta, ndërsa Prigozhin që ka lëshuar kritika të zëshme ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë muajt e fundit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…