Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.
“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, njoftoi Presidenca.
Sipas Kushtetutës, presidentja në konsultim me partinë ose koalicionin që ka shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin për kryeministër. Mandatari ka kohë 15 ditë që të paraqesë përbërjen e Qeverisë e të kërkojë miratimin nga Kuvendi. Kabineti i propozuar, për t’u miratuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë.
Në rast se nuk arrin të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë. Mandatari ka 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Kuvend. Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka 48 deputetë në Kuvend. Ajo pret përkrahje nga shtatë deputetët e komuniteteve pakicë joserbe, e ndërkohë edhe mundësinë e përfshirjes së Nismës Socialdemokrate që ka tri ulëse në Kuvend. Me Nismën është konfirmuar se ka pasur negociata, por që nuk kanë prodhuar marrëveshje.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…