LAJME

Krimi i dyfishtë në Gjakovë: Konflikti pronësor që çoi në vrasjen e vëllezërve Islamaj, edhe i dyshuari i plagosur

E diela ishte tragjike për familjen Islamaj në Gjakovë. Dy vëllezërit, Blerimi dhe Haxhiu, u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbeten të vdekur. Tragjedisë dyshohet se i ka paraprirë një konflikt i gjatë që lidhet me pronën, e që eskaloi ditën e djeshme dhe përfundoi me fatalitet.

Disa orë pas vrasjes së dyfishtë, Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin, i cili u gjet i rrahur dhe i plagosur. Rrethanat në të cilat ndodhi rasti janë akoma të dyshimta, por Sinjali iu sjellë të gjitha detajet të cilat i publikoi mbrëmë ekskluzivisht.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 20:00, kur pas një përleshje fizike dhe të shtënave me armë, Policia gjeti dy vëllezërit e vdekur, në fshatin Madanaj. Vdekja e njërit prej tyre u konstatua në vendin e ngjarjes, ndërkaq tjetri u dërgua në spital, por pa shenja jete.

Haxhiu dhe Blerimi u qëlluan për vdekje pas mosmarrëveshjeve për pronë me të dyshuarin, që datojnë qysh kohë më parë. Por gjatë incidentit të mbrëmshëm, që përfundoi tragjikisht, u plagos edhe vet i dyshuari, Gjergj Gjokaj,

Sipas informacioneve të para, që pritet të konfirmohen gjatë hetimeve, vrasja e dyfishtë e dy vëllezërve dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje. Krejt kjo, pasi Gjokaj u gjet i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri.

Sinjali raportoi mbrëmë se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Policia ka kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që u kap i dyshuari, i cili posa është identifikuar, fillimisht ishte kontaktuar përmes telefonit, ndaj të cilit është bërë kërkesë për dorëzim. Por kërkesa e Policisë, pasoi po ashtu me kërkesë nga vet i dyshuari.

Nga informatat e mbledhura deri më tani, burimet thonë se i dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve që kishte pësuar pasi u sulmua nga dy vëllezërit.

Ndryshe, sipas informatave të mbledhura nga organet e rendit, të gjitha mundësitë çonin se i dyshuari ishte Gjon Gjokaj, por megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.

Gjokaj ka telefonuar Gazetën Sinjali pas publikimit të lajmit, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Përmes linjës direkte, megjithatë Gjokaj pohoi se me vëllezërit e ndjerë Islamaj, në të kaluarën kishte kontekst pronësor, mirëpo thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e tyre.

“Jo, s’kemi lidhje me rastin se unë jam në Zvicër. Une kom pasë kontekst pronësor me ta. Qysh e mora une lajmin, ata rojat…personat e përfshirë aty ma kanë përmend emrin. Unë jom në Zvicër, s’muj me të thonë kurgjo. Nuk kom lidhje me këtë vrasje”, u shpreh Gjokaj për Sinjalin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

44 minuta ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

2 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

8 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

11 orë ago