Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa iu është përgjigjur kritikave për postimin që ka bërë në rrjetet sociale, ku paraqiti flamurin autokton.
Në një konferencë për shtyp, pak para nisjes së festivalit në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë, Lipa theksoi se postimi nuk është bërë për nacionalizëm.
“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa.