Edhe në këtë fundvit , si çdo vit tjetër Komuna e Prishtinës është përkujdesur për ta zbukuruar kryeqytetin me drita e dekore të ndryshme.
Në prag të festave të fundivitit, Sheshet e Prishtinës tashmë janë ndriçuar nga zbukurimet.
E gjitha këto kanë kushtuar jo më pak se 63 mijë euro për një vit, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, edhe pse për këto zbukurime ndahet një buxhet jo i vogël, ka edhe kritika rreth tyre
Kritikë të artit kanë kritikuar një zbukurim ku sipas tyre ai ngjason me flamurin e Shtetit të Turqisë.