Kryeministri i Bullgarisë është takuar dje me presidentin turk, por siç thotë Euroactiv, dështoi në misionin e tij në Ankara , i cili synonte të sillte Greqinë , Turqinë dhe liderët evropianë në një takim në Sofje për të shmangur një krizë të re të refugjatëve në Evropë.
Sidoqoftë, ai ka marrë garanci nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan se Ankaraja do të respektojë angazhimin e saj për të mos lejuar presion migratues mbi Bullgarinë .
Ndërsa Turqia po dërgon autobusë plot migrantë në kufirin Grek, duke shkaktuar kaos në Evros dhe ishujt e Egjeut verior , situata në kufirin bullgar , vetëm disa kilometra larg, mbetet e qetë, shkruan Euroactiv.
Duke folur në një konferencë shtypi pas një darke me Erdoganin, Borissov pranoi se i ftuari i tij nuk dëshironte të ulet në të njëjtën tryezë me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis .
Greqia është e vendosur të mos lejojë emigrantët të kalojnë territorin e saj dhe përdor gaz lotsjellës.
Për më tepër, presidenti turk akuzoi Greqinë për shkeljen e konventave ndërkombëtare të refugjatëve duke i mbajtur të mbyllura kufijtë e saj.
“Këta njerëz largohen nga vendi ynë pa vullnetin e ton,” tha Erdogan.
Borissov pranoi se plani i tij për të organizuar një takim diplomatik kishte dështuar.