FOTO&VIDEO

Kriza ushqimore një hap larg, India ndërpret eksportin e grurit

India ka vendosur papritmas të ndërpresë të gjitha eksportet e grurit për shkak të frikës së mungesës së këtij produkti në treg, pavarësisht premtimeve të mëparshme për t’i rritur ato dhe për të ndihmuar në ushqyerjen e pjesës tjetër të botës.

Ukraina është një nga eksportuesit e mëdhenj të drithërave, por aftësia e saj për të nxjerrë të korrat jashtë vendit është goditur nga pushtimi i Rusisë. India, një nga furnizuesit e tjerë të mëdhenj në botë,  kishte ndërhyrë, duke thënë se po synonte eksportet rekord të grurit këtë vit.

Por tani ajo ka ndryshuar papritur kursin, duke thënë se duhet të garantojë së pari sigurinë e saj ushqimore.

Ekspertët thonë se inflacioni që bën që çmimet e brendshme të rriten, së bashku me një valë të papritur të nxehtit që ka rritur frikën për të korra më të ulëta, fshihen pas vendimit të autoriteteve indiane.

Kjo mund të përbëjë një problem të madh për pjesën tjetër të botës, pasi India dhe Ukraina së bashku eksportojnë 30 për qind së shitjeve vjetore globale të grurit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago