Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq pohoi se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më dhe se jemi në situatën e para 31 gushtit sepse, sipas tij, Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq janë duke bërë marrëveshje me DPS-në e Milo Gjukanoviqit.
Një stuhi e re në skenën politike malazeze u shkaktua nga votimi në Parlament për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë, raporton vijesti.me.
55 deputetë votuan për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, 19 ishin kundër, shtatë abstenuan. Deputetët e partisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, DPS i Gjukanoviq, parlamentarë nga partia e Dritan Abazoviq dhe partia e Aleksa Beçiq votuan për rezolutën.
“Votimi për Rezolutën mbi Srebrenicën, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe. Deputetët e Frontit Demokratik u larguan nga parlamenti dhe tani, përveç krizës së Qeverisë, kemi edhe krizën e Parlamentit. Ne u bëmë thirrje partnerëve të koalicionit të rivendosnin marrëdhëniet, të bënin marrëveshje të reja, të formonin një qeveri të re, por nëse nuk mund ta bëjmë atë, atëherë ne do të organizojmë zgjedhje të reja me ndihmën e qeverisë kalimtare”, theksoi Mandiq.
Sipas tij, Zdravko Krivokapiq nuk ka pasur mbështetjen e Frontit Demokratik për një kohë të gjatë dhe ata po kërkojnë largimin e tij.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…