E godiste me grushte në kokë pandërprerë dhe i ra edhe me shqelm kur ishte e shtrirë në tokë, derisa po e godiste thërriste se myslimanët i kishin përdhunuar të ëmën. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sidney në Australi, transmeton Gazeta Metro.
https://www.youtube.com/watch?v=KAHwk_Er_zk&feature=emb_title
Kroati 43 vjeçar, Stipe Lozina, e sulmoi brutalisht myslimanen Rana Elasmar, 31 vjeçare në një kafene në Sidney në Australi.
Rana Elasmar e cila përndryshe ishte në javën 38 të shtatzënisë, po darkonte me mikeshat e saja kur u sulmua, për të cilin supozohet se është me prejardhje kroate. Lozina, siç vërehet nga kamerat e sigurisë, ju afrua me qetësi e i drejtohet i flet diçka e befasisht i sulet me grushte gruas dhe e godet diku 14 herë në kokë.
Sipas dëshmitarëve para sulmit e ofendon në bazë etnike dhe fetare.
“Ai po bërtiste se myslimanët i kishin dhunuar të ëmën e tij” tregoi Rana Elasmar.
Stipe Lozina kishte kërkuar nga gjykatësi të lirohej me depozitim dorëzani, por është refuzuar kërkesa e tij. Ai do të dalë para gjykatësit me 5 dhjetor, deri atëherë do të mbetet në mbajtje. Sipas policisë australiane ai ka një dosje të rëndë.
Rana Elasmar është liruar nga spitali në ndërkohë, në gjendje të mirë shëndetësore.