Të tjera detaje mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që i mori jetën këtë të dielë dy të miturve në Durrës, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë një tjetër fëmijë të moshës 10-vjeçare.
Gazetarja e Tv Klan Enkeleda Arapi raporton se tre fëmijët e aksidentuar kishin qenë duke luajtur me top në rrugë, ndërkohë që banorët kanë treguar se për drejtuesin e automjetit (gjithashtu banor i lagjes), nuk ishte hera e parë që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, pavarësisht se zona ishte tejet e populluar.
Siç shihet edhe në pamjet e sigurisë të siguruara nga gazetarja e TV Klan, shoferi nuk përdor frena fare por i merr fëmijët përpara, ndërsa më pas përplaset me një tjetër automjet të parkuar në trotuar, përballë një lokali.
“Të paktën sipas banorëve të kësaj zone, automjeti i cili ka përplasur të tre të miturit po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Një person që sipas tyre edhe herë të tjera ka qenë problematik në zonë pasi vazhdimisht në këtë rrugë e cila është po aq e populluar nga këmbësorët dhe fëmijët, ai qarkullonte me shpejtësi, dhe sipas tyre vazhdimisht i kanë kërkuar edhe ndihmë policisë së Durrësit për të marrë masa sa i takon qarkullimit të automjeteve në zonë.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
Gjithashtu, lidhur me drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet N.R, 57-vjeç, gazetarja Arapi shtoi se sipas banorëve, ai “herë pas here e drejtonte automjetin në gjendje të dehur, çka shkaktonte momente paniku” tek ata.
Ndërkohë mësohet se fëmija i plagosur ndodhet ende në rrezik për jetën për shkak të goditjes së fortë që ka marrë nga përplasja.
Policia sakaq po punon për sqarimin e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes, dhe për marrjen e makinës me anën e një karrotreci, që më pas do të shërbejë edhe si provë materiale.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…