KRYESORE

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen pas disa muajsh protestash

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen të martën pas muajsh protestash masive në të gjithë vendin. Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Vuçeviç tha se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad para objekteve të Partisë Progresive Serbe në atë qytet.

“Mendoj se këtë politikë të cilës i përkas, partisë që unë drejtoj, e kam fituar së bashku me Presidentin e Republikës në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2012. Ajo duhet t’u tregojë të gjithëve, më shumë se një herë, shkallën më të lartë të përgjegjësisë, duhet të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të ligjit në politikën serbe, duhet të tregojë se është më e përgjegjshmja, se është objektivisht më e përgjegjshmja, dhe prandaj pas kësaj ngjarjeje në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen nga pozita e kryeministrit”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se mëngjesin e sotëm ka pasur një bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili ka pranuar argumentet dhe vendimin e tij.

“Për të mos ngritur më tej tensionet në shoqëri, mora këtë vendim që jua komunikova”, tha Vuçeviç, i cili bëri të ditur se sot do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq.

Dorëheqja e Vuçeviçit erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Aleksandar Vuçiç foli për “një riformatim urgjent dhe të gjerë të qeverisë” në përgjigje të kërkesave të paraqitura nga studentët grevistë të universitetit të Serbisë.

Beogradi ka parë protesta të përditshme antiqeveritare që kur një çati u shemb në nëntor në një stacion hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, ku u vranë 15 njerëz në nëntor.

Protestuesit duke përfshirë studentë, mësues dhe punëtorë të tjerë kanë dalë me mijëra, duke fajësuar për fatkeqësinë korrupsionin brenda qeverisë së presidentit populist Aleksandar Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago