Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është kujdesur që ta shpëtojë nga një moment i sikletshëm presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian që po mbahen në Kopenhagë.
Vuçiqi hyri në sallën ku po mbahej takimi, por pa që nuk kishte karrige të dedikuar për të. Ai më pas sillej për të bërë zgjidhje dhe në një moment vendoset të ulet në vendin e Sanchezit. Aty ndërhyn një person me uniformë që i thotë të ngrihet pasi s’është vendi i tij.
Presidentit serb më pas ia improvizojnë një karrige, por s’ndihet rehat.
Në atë moment, kryeministri spanjoll del në një tavolinë tjetër dhe i liron vendin Vuçiqit.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…