Kryetari i Gjilanit shpërblen agjëruesit: I lejon të punojnë një orë më pak

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka vendosur t’i “shpërblejë” punëtorët e administratës komunale të cilët agjërojnë Ramazanin.

Ai ka njoftuar se këta zyrtarë do të punojnë nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

Pra, ata që agjërojnë kanë të drejtë ta fillojnë orarin e punës një orë më vonë se zakonisht.

Sipas këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Kryetari i Komunës si dhe Drejtorët e Drejtorive komunale.

Për këtë do të kërkohet edhe një evidencë për zyrtarët publik.