KRYESORE

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi mbërrin në Tajvan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, mbërriti në Tajvan të martën vonë, një vizitë që zhvillohet mes paralajmërimeve të Kinës se kjo do të minonte marrëdhëniet dypalëshe dhe se Pekini nuk do të qëndrojë duarkryq.

Zonja Pelosi tha në një deklaratë pak pas mbërritjes në Taipei se vizita e delegacionit të Kongresit nderon angazhimin e palëkundur amerikan në mbështetje të demokracisë në Tajvan.

“Solidariteti amerikan me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm se kurrë, kur bota po përballet me një zgjedhje mes autoktraicë dhe demokracisë”, shkoi zonja Pelosi.

Vizita e zonjës Pelosi në kryeqytetin tajvanez, Taipei, është në kuadër të një turneu të saj në Azi.

Pekini që pretendon se Tajvani i vetëqeverisur është provincë e Kinës, tha se vizita e zonjës Pelosi do të “ishte një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme kineze” ndërsa paralajmëroi se “Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nuk do të rrijë duarkryq”.

Në një paralajmërim të fundit, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha sot se politikanët amerikanë që “luajnë me zjarrin” për çështjen e Tavjanit “nuk do të kenë fund të mirë”.

Reagime pati edhe nga Moska. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha sot se Rusia e sheh vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan si një provim që synon të ushtrojë trysni mbi Pekinin.

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se nuk tremben nga kërcënimet ushtarake kineze. Shtëpia e Bardhë dënoi të hënën retorikën e Pekinit, duke thënë se SHBA nuk ka interes të thellojë tensionet me Kinën.

Katër luftanije amerikane, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, u vendosën në ujërat në lindje të Tajvanit, në ato që marina amerikane i quajti doslokime rutinë.

Ndërkohë avionët luftarakë kinezë lëvizën në vijën që ndan ngushticën e Tajvanit të martën, pak përpara mbërritjes në Taipei të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Kërcënimet ushtarake të Kinës shkaktuan rritje të shqetësimeve për një krizë të re në ngushticën me140 kilometra gjerësi ë Tajvanit, që ndan dy palët dhe që mund të godiste tregjet globale dhe zinxhirët e furnizimit.

Shumica e takimeve të planifikuara të zonjës Pelosi, përfshirë takimin e saj me Presidentin Tsai Ing-wen, janë caktuar për të mërkurën, tha një person i afërt me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve.

Katër burime thanë se ajo ka planifikuar që nesër pasdite të takohet me një grup aktivistësh të cilët flasin hapur për çështjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk komentoi planet për vizitën e zonjës Pelosi, ndërsa zyra e saj gjithashtu ka qëndruar në heshtje deri tani.

Tajvani dhe Kina u ndanë më 1949 pas fitores së komunistëve në një luftë civile. SHBA ruan marrëdhënia jozyrtare dhe lidhje në fushën e mbrojtjes me Tajvanin edhe pse e njeh Pekinin si qeveri të Kinës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago