KRYESORE

Kthesa pro-ukrainase e Trump, pas Patriotëve, ai jep edhe armë “sulmuese”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të njoftojë një plan të ri për të furnizuar Ukrainën me armë “ofensive” më vonë sot, duke ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës me Rusinë, raportoi të dielën faqja e internetit e lajmeve Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters.

Ndërkohë, presidenti amerikan njoftoi të dielën se SHBA-të do t’i sigurojnë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot dhe municione për ta dhe për ato ekzistuese.

“Ne do t’u dërgojmë atyre Patriot , të cilët u nevojiten urgjentisht”, tha Donald Trump, vetëm dy javë pasi Uashingtoni njoftoi pezullimin e dërgesave të llojeve të caktuara të armëve dhe municioneve në Kiev, duke përmendur nevojën për të siguruar furnizime të mjaftueshme për forcat e veta të armatosura.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë Ukrainës sisteme mbrojtëse ajrore Patriot si pjesë e ndihmës së vazhdueshme ushtarake: “Ne në thelb do t’u dërgojmë atyre pjesë të ndryshme ushtarake shumë të sofistikuara dhe ata do të na paguajnë 100% për…

Ai nuk zbuloi numra specifikë apo kohën e dorëzimit të sistemeve.

 

“Nuk kam vendosur ende për numrin, por ata do t’i kenë, sepse kanë nevojë për mbrojtje”, vazhdoi ai.

Megjithatë, ai sqaroi se “ata do të na paguajnë 100% të vlerës”.

Trump e bëri njoftimin ndërsa iu drejtua gazetarëve në bazën ushtarake Andrews, Maryland.

Diku tjetër në deklaratat e tij, ai theksoi se është “shumë i zhgënjyer” me Vladimir Putinin , ndërsa nuk përjashtoi vendosjen e sanksioneve kur të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me shefin e NATO-s Mark Rutte.

Lidhur me presidentin rus, ai tha se “ka habitur shumë njerëz”. Ai u shpjegoi gazetarëve: “Mendova se ai ishte dikush që e mendonte atë që thoshte. Ai flet bukur dhe natën shkon dhe bombardon të gjithë. Nuk na pëlqen kjo.”

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago