Mbrëmë, një protestuese është paraqitur me një mbishkrim kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars.
https://www.youtube.com/watch?v=4XiZlzpaWW4&ab_channel=FMImagesAlbania
Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15 vjet burgim për përhapje të atyre që Kremlini i konsideron informata të rreme për luftën.
“Ndalo luftën, Mos i besoni propagandës, Ata po ju gënjejnë”, kishte pasur ajo në duar mbishkrimin, e pastaj brohoriti “Ndal luftën! Jo luftës!”.
Por ku është sot kjo gazetare?
BBC raporton se mediat shtetërore ruse nuk e kanë mbuluar fare protestën e saj. Vetëm një gazetë e pavarur e ka vendosur në ballinën e saj imazhin e protestueses, por është detyruar ma vonë ta fshijë pasi në Rusi, është vepër penale t’i botosh këto fjalë sot, transmeton Reporteri.net.
Nuk dihet se ku është gazetarja e quajtur Marina Ovsyannikova.
Ajo u ndalua mbrëmë nga autoritetet.
Avokati i saj ka thënë se është përpjekur ta gjejë nëpër komisarite por e ka pasur të pamundur ta gjejë atë.
Një agjenci shtetërore e lajmeve ka raportuar se kundër saj ka nisur një hetim paraprak.