Rruga për në një fshat të sapoçliruar ukrainas është e mbushur me kufoma të ushtarëve rusë dhe me automjete të blinduara të djegura.
Skenat e tmerrshme në Storozheve në Donetsk dëshmojnë egërsinë e luftimeve ndërsa trupat ukrainase kryejnë kundërsulmimin e tyre dhe rimarrin disa fshatra.
Fotot, të cilat skynews ka vendosur të mos i publikojë për shkak të natyrës së tyre të ndjeshme, tregojnë trupat e pajetë të disa ushtarëve rusë të shtrirë në tokë.
Trupat ukrainase çliruan fshatin tre ditë më parë, pasi u pushtua nga Moska në mars të vitit të kaluar.
Një ushtar tha se rreth 50 ushtarë rusë ishin vrarë në një “operacion pastrimi” dhe katër ishin zënë rob.
Ndryshe, Ukraina ka nisur kundërsulmin e shumëpritur dhe deri më tani ka çliruar disa fshatra.
📽️Ukrainian roads in the south.#UkraineRussiaWar pic.twitter.com/mOQw6vCHH2
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) June 14, 2023