Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania së ndërtimi i kullave është gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës.
Veliaj u shpreh se gjëja më e shëmtuar e qytetit janë shtesat dhe katet pa leje, ndërsa kullat moderne janë dëshmi e zhvillimit të qytetit.
“Nëse do ketë interes nga privati për të bërë kulla pas teatrit është çështje e tyre. Kulla përballë kishës ortodokse do hapet punë ditësh, do jetë ambasada izraelite dhe misione të tjera diplomatike. Kjo e bën Tiranën moderne, Tiranën e qerpiçit e kishim. Kur themi e duam Shqipërinë si jashtë duam logot që shohim jashtë, hotelet që shohim jashtë. Kullat janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës, gjëja më e shëmtuar janë shtesat dhe katet pa leje. Ne nuk mund të jemi edhe qytet i ri edhe antik, antik me akropoli dhe Koloseum nuk mund të jemi”, tha Veliaj.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…