Kundër-ofensiva/ Kryebashkiaku i Kievit: Ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin në qytetin Irpin

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin në qytetin Irpin, ku kanë mbetur vetëm pak nga ushtria ruse.

Më herët në mars, mijëra banorë u larguan nga qyteti në veriperëndim të Kievit për shkak të sulmeve me raketa nga ana e Rusisë.

Klitschko tha se forcat ukrainase kishin “shkatërruar planin e Rusisë për të rrethuar Kievin”.

Ish-boksieri tha gjithashtu se kishte sulme që po ndodhnin në veri dhe lindje të qytetit. Kur u pyet nga Lyse Doucet i BBC-së për shpërthimet që dukej se po i afroheshin qendrës së qytetit, ai tha: “Ata nuk do të vijnë kurrë në Kiev”.

Ai i konsideroi propagandë pretendimet ruse se një qendër tregtare e bombarduar të hënën në fillim të kësaj jave po përdorej si një dyqan armësh.