“Pushtimi rus i Ukrainës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s”, kështu është shprehur komandant i forcave të Aleancës në Europë, gjenerali Wesley Clark.
Në një intervistë për mediat e huaja, ai ka thënë se liderët perëndimore duket të kujtojnë konfliktin në Bosnjë, ku ndërhyrja e Aleancës ndaloi luftën.
Clark gjithashtu deklaroi se Rusia ka shumë përparësi dhe se armët arrijnë në Ukrainë shumë ngadalë dhe se kanë shumë pak, duke shtuar se nuk mund të tolerohet humbja e Ukrainës nga Rusia.
Ndërsa e krahasoi situatën aktuale me atë të luftës në ish-Jugosllavi.
“Vetëm kur Millosheviçi kuptoi se kishte arritur në fund ushtarakisht, filloi të dëshironte një zgjidhje diplomatike. Më duket se duhet të mendojmë të pamendueshmen”, ka thënë gjenerali amerikan.
Ndër të tjera tha se ka ardhur koha për t’ju kthyer mësimeve që kanë marrë.
“Është koha t’i kthehemi mësimeve që kemi marrë. Le të ndërhyjmë me NATO-n. Le ta publikojmë, le të hyjmë dhe le t’i themi Rusisë të ndalojë dhe le ta ndalojmë atë. Ne nuk mund ta ndalojmë pa ndërhyrjen e NATO-s”, ka thënë ai.
Gjenerali Clark ishte Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) nga viti 1997 deri në vitin 2000, dhe në vitin 1999 ai komandoi NATO-n kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.