Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilin ai e udhëheq është pran arritjes së një marrëveshjeje për faturimin e energjisë në veri të vendit.
Ai tha se faturimi i energjisë elektrike në veri të vendit nuk ka alternativë dhe sipas tij, çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si broxh.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë ku s’ka pasur faturim të energjisë në veri. Nuk ka alternativë faturimi dhe çdo cent i dhënë për veri do të regjistrohet si borxh, ne nuk jemi duke falur para”.
“Por jemi duke e shpëtuar situatën ku në njërën anë është aspekti humanitar që ne nuk dëshirojmë që një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrejti energjetik dhe së dyti nuk dëshirojmë të krijojmë pretekste që rrejti energjetik i fqinjit tonë verior që s’na njeh, e s’i pranon krimet në Kosovë, të zgjerohet në Kosovë në emër të humanitetit të tyre”, është shprehur Kurti në konferencë për media.
Kurti tha se marrëveshja për faturimin është e domosdoshme, por sipas tij, një gjë është e qartë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet me subvencionimin e energjisë në atë pjesë të vendit.