Kryeministri Kosovës Albin Kurti mori pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës” që u ndal të hënën në Komunën e Podujevës.
Ai falënderoi bashkatdhetarët e shumtë që asnjëherë nuk e harrojnë Kosovën, ndërësa thesksoi rolin e madh historik në politikë, ekonomi dhe kulturë të diasporës.
“Republika e Kosovës i ka 1.85 milionë banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, ekonomi dhe kulturë”, tha Kurti.
Kurti tha se kanë nisur dialogun me diasporën dhe gjithashtu fushatën “Shijojeni Kosovën”, shkruan KoosvaPress.
“Jemi të interesuar që fëmijët e bashkatdhetarëve tanë sa më shumë të mirëpriten në Kosovë dhe pushimin që e bëjnë këtu ta shfrytëzojnë për të mësuar shqipen më mirë dhe për t’u njoftuar më shumë me kulturën e prindërve të tyre, me kulturën e paraardhësve të tyre. Ne kemi programin “Diplomacia qytetare”, pasi konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador i yni”, tha Kurti.