Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
E për këë ka shprehur falënderime Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.
Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit.