Foto: Qeveria e Kosoves
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i dhurojnë 25 milionë dollarë për ndërtimin e një spitali të ri të fëmijëve në Kosovë.
Të premten përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Kurti i ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme ministrit të Jashtëm të Emirateve për premtimin e donacionit.
“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me MPJ-në e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, i cili më njoftoi se do të dhurojë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…