Kurti i përgjigjet negativisht Vuçiqit për këmbimin e energjisë me linjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur negativisht propozimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këmbim të energjisë elektrike me linjit.

Kurti, të enjten, pas dorëzimit të disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it, ka thënë se Vuçiqi “prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës”.

Të mërkurën, presidenti i Serbisë u shpreh se Kosovës do t’i ofrohet një marrëveshje ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike ose edhe pagesa me para.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, pati thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, gjatë Samitit për “Ballkanin e Hapur”