POLITIKE

Kurti kërkon ndihmën e mërgatës për tejkalimin e situatës me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e mërgatës për tejkalimin e situatës me COVID-19.

Ai përmes një video-mesazhi iu ka kërkuar që t’i qëndrojnë vendit pranë.

Kurti ka thënë se “çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar”.

“Është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë Qeverinë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore”, ka thënë ai.

Ai thotë se 21 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë ngecje në sistemin shëndetësor në vend, duke shtuar se, vetëm falë kujdesit të shtuar, Qeveria arriti të parandalojë një tragjedi potenciale, raporton KOHA.

“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago