Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është përmbyllur marrëveshja për blerjen e vaksinave Pfizer.
Ai, në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se blerja e këtyre vaksinave do të mundësojë vaksinimin edhe të grupmoshave të tjera, derisa përsëriti se synojnë vaksinimin e 60 % të popullsisë gjatë këtij viti.
“E kemi një lajm të mirë se posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast ne kemi blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer dhe tash duke iu falënderuar kësaj do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit tonë që këtë vit të përmbyllim me sukses imunizimin e popullsisë, përkatësisht vaksinimin e 60 % të qytetarëve të vendit tonë”.