Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, po flasin me gazetarët pas takimeve me zyrtarë të lartë ukrainas në Jeddah të Arabisë Saudite.
Rubio tha se Ukraina dhe SHBA kanë bërë një “hap pozitiv” gjatë bisedimeve sot, duke shtuar se SHBA tani do ta “çojë këtë ofertë” te rusët dhe se “topi është në fushën e tyre”, shkruan Reuters.
Waltz theksoi se delegacioni ukrainas e bëri “shumë të qartë” të martën se ata “ndajnë vizionin e Presidentit Trump për paqen”.
Sipas Waltz, Ukraina “bëri hapa dhe propozime konkrete”, duke përfshirë pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim të plotë.
Ai shtoi se do të flasë me homologun e tij rus “në ditët në vijim” dhe se Rubio do të jetë me ministrat e jashtëm të G7 në ditët e ardhshme.
Si rezultat i këtij hapi pozitiv përpara, presidenti ka vendosur të heqë pezullimin e ndihmës dhe të asistencës së sigurisë për Ukrainën.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…