POLITIKE

Kurti lavdërohet nga shqiptarët në Amerikë: Mbas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë

Aktori Çun Lajçi këto ditë është duke qëndruar në Michigam të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku bashkë me shqiptarët atje po e përkujtojnë heroin Dedë Gjon Luli.

Nga atje Lajçi ia përcolli disa porosi të bashkëardhetarëve kryeministrit Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, ata kanë fituar besim të madh në kryeministrin pas mos-lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ai citon shqiptarët t`i kenë thënë se “Mbas 22 vitesh po e ndjejmë vetën se kemi shtet!”

Postimi i plotë:

Albin

Të shkruej nga Detroiti, apo ma mirë me thanë nga Malësia e Madhe, e zhdjergun n’Michigam, që feston 6 prillin, atë pushkën e parë të çkrepun nga plaku i Bardhajve të Hotit e t’Grudës, Dedë Gjon Luli! (Fatkeqësisht që Ne atje s’e festojmë kurrë!)

Të shkruej, jo pse unë po dua, po pse s’po mundem pa e nda me ty e të tjerët, respektin që paskan këta malësorë për ty, dhe besimin në punën tande të pastër dhe guximin për çrrënjosjen e hajnisë e të korrupcionit, e forcimin e ligjit mbi të gjitha!

Po t’shkruej, jo pse kam interes nga Ti, por pse s’po mundem pa e nda besimin, që e paskan krijua këta mërgimtarë, në vendimmarrjet tua, për mos lejimin e votimeve të shtetit serb, në Republikën e Kosovës!

Thanë malësorët, e këta ate që e kanë në zemër atë ta përplasin në fytyrë: Mbas 22 vitesh po e ndjejmë vetën se kemi shtet!

Mbas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave, rrënjët e kumbarisë me Serbinë , dhe Jo i tha Quint-it, nuk voton shteti tjetër për Kryetar, në shtetin tim. Kët Jo, 22 vjet s’kishin pasë këllçe (siç thotë Shqipnia, e koqe siç thotë Kosova), me ia thanë as Serbisë as shteteve të Quint-it!

Tani ket Jo, po e pritshin Malësorët me ia thanë Quint-tit edhe për pagesën e rrymës, për serbët e veriut!

Albin!

Malësorët e Michigamit i paske votues të flakët, ndaj vazhdo me i pastrua arat, se koha po fillon mu nxe, e bërllogun duhet me ba grumbuj grumbuj arave e me djegë!

Veç shumëherë ta thashë, e po ta them: Rueju nga vetkënaqësia, e mendjemadhësia, se mundësh me ra kryembythë, e kët s’mund ta duroj, se i mbusha 75 vjet!

Kaq nga Michigami!

P.S.

Ja nji arësye, për ta vizitua mërgatën shqiptare në Michigam!

03.04.2022


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago