KRYESORE

Kurti nga Brukseli kërkon liberalizimin e vizave, thotë se Kosova ka rini të talentuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para medieve para darkës së punës në Bruksel, në të cilën shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel i ka ftuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti në këtë konferencë theksoi se është e dëmshme që rinia e Kosovës, për të cilën thotë se është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave.

“Republika e Kosovës, është shtet me rini shumë të talentuar. Ata e shohin Bashkimin Evropian si mundësinë për të studiuar e punuar këtu dhe për t’u kthyer e për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë aspekt kemi nevojë për liberalizim të vizave. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi regjim të vizave që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe për të studiuar e për të bërë biznes. Shumica e popullsisë në Kosovë është rreth 30 vjeç dhe me rini aq të talentuar është dëm që të kemi këtë murin e izolimit”, u shpreh Kurti.

Ai u shpreh se do të krijojë kontakte me kolegët në Bruksel për të diskutuar për reformat në Kosovë, por edhe për njohjet e reja.

“Si në çdo takim, konfirmojmë interesimin dhe gatishmërinë që të avancojmë në Bashkimin Evropian, e në të njëjtën kohë, ne diskutojmë këtu në Bruksel me shokët e kolegët se si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në shtëpitë tona dhe anën tjetër, të kemi njohjen e pesë shteteve të cilat nuk na njohin”, theksoi Kurti.

Ai tha se “ne besojmë që BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe, në shekullin e 21 ne duhet të mbrojmë Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë ne duhet të zhvillojmë lidhjet e brendshme mes shteteve dhe njerëzve, në mënyrë që të ndajmë më shumë vlera evropiane në njërën anë dhe mirëqenie e prosperitet për të gjithë njerëzit”.

“Në veçanti jemi të fokusuar të bëjmë më evropiane lidhjet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të bëjmë proces transparente te reformave dhe bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë investime në mënyrë që të punësojmë rininë, që në përgjithësi janë të papunë”, u shpreh Kurti.

“Do të shikoj që gjatë kësaj darke pune që të krijojë kontakte me liderët e tjerë dhe ndoshta për të udhëtuar më shpejt bashkë drejt BE-së, por edhe të afrohen më shumë njohjes së Republikës së Kosovës, që është në të mirë jo vetëm të vendit tonë por edhe paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në Evropë”, deklaroi tutje ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago