epa10664551 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti attends a session titled 'In the Spotlight: Future of Kosovo' at GLOBSEC Security Forum in Bratislava, Slovakia, 31 May 2023. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk janë prishur me Amerikën, por se kanë disa dallime.
Megjithëkëtë teksa ka komentuar vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Kurti ka thënë se nuk do t’i minimizojë zhvillimet e fundit.
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, është shprehur Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ka thënë se gjatë mandatit qeverisës janë angazhuar që t’i forcojnë marrëdhëniet SHBA-Kosovë, në tri shtylla, diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.
“Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tonë në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave të saj ilegale në Kosovë. Përderisa pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionele dhe taktike”, ka theksuar Kurti.
Ai ka thënë se përkundër ngecjeve në shtyllën e diplomacisë, ka ecje substanciale në shtyllën e mbrojtjes dhe të zhvillimit.
“Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon, me ç’rast blerja e pajisjeve dhe municioneve me administratën aktuale po shkon edhe më mirë, kurse në shtyllën e zhvillimit Qeveria jonë hoqi tarifën 10% në produktet me origjinë nga SHBA-ja, Administrata e re atje vazhdoi Programin kompakt të sfidave të mijëvjeçarit (MCC) për Republikën e Kosovës”, ka theksuar Kurti.
Sipas Kurtit raportet, marrëdhëniet dhe lidhjet SHBA-Kosovës dhe të dy popujve janë të thella dhe i tejkalojnë qeveritë.
“Ato janë ndërtuar mbi një histori të gjatë dhe me themele të forta, ta bazuara në vlera të përbashkëta dhe arritje të rëndësishme. Ne jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm, i cili është i rregullt, do të bëjë të mundur që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nuk është pezulluar komunikimi me Ambasadën amerikane. “Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi”, ka deklaruar Kurti.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten e klauar se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
Në deklaratë thuhej se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
Qeveria në detyrë i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet e ligjshme dhe kushtetuese gjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit”.
Pezullimi i dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës u bë pas një periudhe të gjatë ngërçi institucional.
Që nga 15 prilli kur nisën seancat konstituive legjislatura e nëntë nuk arriti ta finalizojë konstituimin e Kuvendit, për të kaluar te hapi tjetër, ai për formimin e qeverisë. Pas shumë tentativave dhe dy aktgjykimeve të Kushtetueses ligjvënësit e zgjodhën kryetarin, nënkryetarët shqiptarë dhe nënkryetarin nga radhët e komunitetet joshumicë joserbe. Bllokada u kthye te zgjedhja e nënkryetarit serb, ku kandidatët e Listës Serbe nuk morën shumicën e votave e as Nenad Rashiqi që u mbështet nga Lëvizja Vetëvendosje por jo edhe partitë e tjera shumicë shqiptare.
Me gjithë insistimin e Vetëvendosjes se Kuvendi mund të vazhdojë punën pa nënkryetarin serb, ankesa e Listës Serbe bëri që Kushtetuesja të vendosë një masë tjetër të përkohshme, e vlefshme deri më 30 shtator.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…