Ish-kryeministri i Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në tubimin e thirrur nga kjo parti në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Kurti fillimisht numëroi të arriturat që, sipas tij, i ka pasur Vetëvendosje në 15 vjetët e ekzistencës së saj, pastaj foli për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
“21 vite janë tepër shumë me këtë gjendje në Kosovë me kaq shumë padrejtësi në jetë e politikë. Këta muaj që i lamë pas ishin muaj të mungesës, munguam në shumë ditëlindje e festa, munguam në diplomimin e fëmijëve e në ngushëllime. Është ky aspak vit i zakont, me një pandemi të paparë që nuk ka shkuar ende. Dua të filloj sot me një falënderim prej secilin prej jush që keni ardhë këtu në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Dua të falënderoj të gjithë, por gjithashtu edhe diasporën tonë, që me mendje e me zemër dolën përkrah nesh, dua të falënderoj edhe punonjësit shëndetësorë që kanë bërë e po bëjnë punë heroike në kujdesin ndaj qytetarë