Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm grek, Dendias të cilit i kërkoi të mbështesë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Gjatë takimit të zhvilluar në Prishtinë, Osmani bisedoi me diplomatin grek dhe për zhvillimet rajonale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e presidentes Osmani tha se ajo i bëri thirrje ministrit Dendias që Greqia të formalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Greqia është një nga pesë e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka vendosur një nivel bashkëpunimi duke theksuar do të vazhdojë të mbajë një qasje konstruktive kundrejt statusit të saj politik.