Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar të di nga PDK e LDK se si sipas tij Beogradi në të kaluarën pranonte të nënshkruante me ta. Ai ua përmendi marrëveshjet e nënshkruara në 2013 e 2015, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë Vuçiq po i ikë atij, përmendi se si atje po mbahen zgjedhje e Kosova me udhëheqjen e tij po del të jetë konstante sipas tij.
“Beogradi spo don më nënshkru me mua, ka nënshkru edhe me PDK edhe me LDK, aman më tregoni qysh ia keni bo ju që te mësoj edhe unë”.
“Dilni këtu në foltore dhe më njoftoni sinqerisht edhe kolegialisht e vëllazërisht qysh ja keni bob re që me juve nënshkruajke, mua po më ikë spo nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai është konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash unë jam konstant e në Serbi po mbahen zgjedhje. Qysh ja keni bo që nënshkruajke me juve, ju kallxoni qysh ja keni bo që keni nënshkruar në 2013 e ju në 2015-ën”, ka thënë Kurti derisa në salllë nga deputetë e partisë së tij janë dëgjuar duartrokitjet”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…