KRYESORE

Kurti për nënshkrimet e LDK-së: Do të duhej të m’i sillnin mua dhe të tregojë për kë e ka fjalën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar listën e paraqitur mbrëmë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës me nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie. Kurti ka kërkuar që LDK-ja ta sjellë listën në mënyrë institucionale te shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të tregojë për kë e ka fjalën.

Kurti ka theksuar se nëse LDK-ja e sjell atë listë, ai do t’i kërkojë kandidates për presidente Hatixhe Hoxha të tërhiqet dhe që kandidati apo kandidatja e LDK-së të hyjë në garë me kandidaten Feride Rushiti.

“Ne me mirësinë dhe kënaqësinë më të madhe do t’i pranonim. Po ta kishim të qartë emrin e LDK-së për kë, ne do ta takonim kandidaten Hatixhe Hoxhën dhe do t’i kërkonim të tërhiqet dhe ta kemi Feride Rushitin me një kandidat tjetër. Neve duhet të na i sjellin ato nënshkrime dhe duhet të jetë e qartë për kë e kanë fjalën. Ajo listë tregon që ata janë bashkë por për kë dhe për çka janë bashkë ne nuk e dimë. Duhet të tregojnë për kë janë bashkë dhe i pranoj edhe unë ashtu bashkë. Le të na e sjellin kandidatin, unë i kërkoj Hatixhe Hoxhës të tërhiqet dhe shkojmë në garë, sonte Kosova bëhet me president apo presidente të re, varet kush fiton”, ka deklaruar Kurti në konferencën për media.

Kurti ka deklaruar po ashtu se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, asnjëherë nuk ia ka sjellë asnjë propozim për president në takimet që i kanë zhvilluar për këtë çështje.

“Ju jeni dëshmitar që Abdixhikun e kam takuar disa herë nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim. Unë propozime, ai refuzime. Sa i përket paraqitjes së djeshme në orët e vona të natës, ata dolën pas seancës ndërsa gjatë seancës nuk pati asnjë propozim. Letra me 15 nënshkrime mund t’i ofrohej LVV-së në mënyrë institucionale. Ose te shefja e grupit parlamentar ose te unë si kryetar i subjektit politik. Sepse në orën 23:00 të natës pasi u ndërpre seanca dolën me një listë ku ishin emrat e tyre. Ata emra duhet të m’i japin mua jo juve të nderuar gazetar”, deklaroi Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago