Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot në Bruksel, me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ku kanë folur për zhvillimet politike në vend.
Takimin me Kurtin e ka bërë të ditur vet Komisionari Hahn, përmes një postimi në Tëitter.
Hahn ka treguar edhe se për çfarë është biseduar në këtë takim me Kurtin.
“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka shkruar ai.
Tutje Hahn ka bërë të ditur se me Kurtin kanë biseduar edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Pres që Qeveria e re të vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, ka shtuar në fund Hahhn.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Hahn.