Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të riprocedojë në Kuvendin e Kosovës buxhetin për vitin 2026.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 3, ai u ndal në disa pika, ku ndër to ishte edhe paga e 13-të për sektorin publik. Shefi i Qeverisë bëri të ditur se paga e 13-të do të ekzekutohet sapo të votohet Ligji për Buxhetin, shkruan Insajderi.
“Sot po e riprocedojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026, të cilin e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Duke mos dashur që të mos përsëritemi, po ndalem vetëm në disa pika të shkurtra që karakterizojnë këtë buxhet. Është buxhet në vlerë prej 4 miliard euro, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit“, deklaroi Kurti.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…