Kurti: Vasfije Krasniqi na bëri të qajmë, duhet t’i sjellim asaj dhe viktimave të luftës drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asnjë kriminel nuk është vënë para drejtësisë për krime të luftës që janë kryer në Kosovë.

Teksa i drejtohet lexuesve në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se ne e dimë kush ishte agresoi dhe i dimë viktimat.

“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës”, ka shkuar ai.

“Ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë kush janë viktimat, por ende asnjë kryes i veprave nuk ka dalur para drejtësisë”, shton ai.

Tutje, ai ka folur për fjalimin e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, para deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Sot Vasfije Krasniqi-Goodman na bëri të gjithëve të qajmë; ne duhet që të i sjellim asaj, dhe të gjithë viktimave të luftës, drejtësi”, shkruan ai.