Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot kanë dalë një konferencë për medie, e cila aktualisht edhe po mbahet.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se sektori i bujqësisë dhe pylltarisë është i një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës.
“Në përputhje me programin tonë qeverisës po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese.
Ministria e Bujqësisë po ndërton vendosjen e rregullave dhe kritereve për përkrahjen me subvencione. Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borxhe karshi fermerëve. Vitin e ardhshëm do të rritet mbështetja në 11 milionë euro për fermerët. Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.
Lexo edhe: Comodita Home, makthi i krejt zbritjeve për Halloween!
Ndërkaq Faton Peci ka thënë se ky vit kalendarik ka përkrahjen më të madhe për subvencione, në vlerë 50 milionë euro.
“Vetëm pas tetë muaj qeverisje duhej të adresonim rreth 40 milionë euro obligime për subvencione. Arritëm që të mundësonim shpalljen e re me mbështetje të Qeverisë programin për pagesa direkte për vitin 2021 në vlerë 21 milionë euro shtesë.Duke bërë këtë vit, vitin më të madh me përpkrahje financiare në vlerë 50 milionë euro për subvencione”, tha ai.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…