Një gjeneral i dashur nga njerëzit e tij, në këmbim të një njeriu më pak të dashur, një “leopard bore”, siç mori titullin në vitin 2014.
“Pedantik dhe i përpiktë , gjeneralkoloneli Oleksandr Syrsky është një nga ata oficerë me përvojë që përgatiten për të gjitha rrethanat e paparashikuara.” Kështu e përshkruante Washington Post gushtin e kaluar. Dhe në fakt, Syrsky, të cilin Zelensky e emëroi dje shef shtabi, ka zgjuar shumë zëra.
Në shtator 2022, teksa përparonte në Lindje për të vendosur flamurin ukrainas në Izyum, gjenerali, kreu i forcave tokësore, lavdërohej në atdheun e tij së bashku me shefin e tij, Valery Zaluzhny. Sipas Spiegel, ishte ideja e tij për të shpërqendruar rusët në Lindje për të marrë Khersonin në Jug dhe ishte ai që e identifikoi fshatin Balakliya si pikën e dobët për të thyer linjat ruse. Por atribuimi i kësaj merite mbetet një legjendë.
Dy anët e së njëjtës monedhë. Kjo pasi, gjeneral Syrsky u kritikua për faktin që nuk u tërhoq nga Bakhmuti në fund të vitit 2022, duke lënë mijëra të rinj ukrainas të vdesin në front. Dhe pikërisht atëherë komandanti i forcave tokësore fitoi përfundimisht pseudonimin “kasap”, i cili sipas ukrainasve i dërgon njerëzit e tij në vdekje pa pasur skrupuj dhe pa ia bërë syri “tërr”.
Cilado qoftë e vërteta, CV-ja e tij ia vlen të shikohet. Pesëdhjetë e tetë vjeç – pra më i madh se Zaluzhny i cili është tetë vjet më i ri – Syrsky nisi arsimimin ushtarak në kohën sovjetike në Moskë, ku në 1982 u diplomua në Shkollën e Komandës së Lartë. “Një nga ironitë e hidhura të kësaj lufte“, sipas Spiegel.
Megjithatë përzgjedhja e tij nga Zelensky tregon se sa e rëndësishme është të njohësh armikun tënd.
Pak para Revolucionit të Dinjitetit, ishte ai – në atë kohë tashmë nënkryetari i parë i Qendrës së Komandës Kryesore të Forcave të Armatosura të Ukrainës – i cili u bë një nga figurat kryesore në fillimin e bashkëpunimit NATO-Ukrainë. Dhe pikërisht këtu Syrsky i përpiktë shënon një tjetër pikë kthese në karrierën e tij, e cila sot e bën atë të konsiderohet nga kreu i komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Christopher Cavoli, më i besueshëm se Zaluzhny (legjenda thotë se ky i fundit nuk iu përgjigj telefonatave të Cavolit).
Dhe jo vetëm. Emri i Syrsky është gjithashtu më i mirëpritur për britanikët të cilët nuk e pëlqejnë Kyrylo Budanov, kreun e shërbimeve ushtarake të Kievit dhe një tjetër kandidat në tentativë për të marrë komandën e Shtabit të Përgjithshëm, i preferuar në vend të tij nga inteligjenca amerikane.
Pas arratisjes së ish-presidentit Viktor Janukoviç, aneksimit të Krimesë dhe pushtimit rus të Donbasit në fillim të vitit 2014, Syrsky mbajti pozicionin e shefit të shtabit të të ashtuquajturit operacioni anti-terrorist (ATO) në Donbass, ku ai studioi nga afër armikun, deri në vitin 2019, kur u emërua në forcat tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Dhe më 24 shkurt 2022, dita më e rëndësishme e jetës së tij, teksa rusët po përparonin në Kiev, ai arriti të shmangte katastrofën, duke fituar kështu një tjetër betejë. Tani për shefin e ri të shtabit, Syrsky, sfida më e vështirë do të jetë riorganizimi i ushtrisë, bërja e saj më efikase dhe mbi të gjitha përdorimi i një arme për të cilën di më pak: Dronët.
Syrskyi thotë se përparësia e tij është morali i trupave të tij, të cilët ai është fotografuar rregullisht duke i vizituar në front. Ai ka thënë për mediat perëndimore se fle katër orë e gjysmë në natë dhe relaksohet duke shkuar në palestër.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…