LAJME

Kush është Sinisha Petriq, krimineli që vrau shqiptarët në masakrën e Dubravës?

“Më 19 maj para e majke kallashnikovin me ni dorë, ka pasë posht tesha ushtarake nalt një miacë të zezë dhe një jelek ushtarak”.

Ky përshkrim është për Sinisha Petriq – Zenicën, një kriminel serb me një mal veprash të rënda të kryera ndër vite në shtete të ndryshme.

Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës.

Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.

Atë fort mirë e kujton Dëfrim Rifaj, që bashkë kishin ndarë edhe burgun e Nishit e edhe atë të Dubravës.

Rrethant e çuditshme që kanë quar në ekstradimin e tij nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë, nuk e gëzojnë atë, pasi sipas tij, i njëjti do të duhej të ballafaqohej me krimet e kryera në Kosovë.

“Emrin e tij le se e kam dëgjuar por edhe e kam njohur perosnalisht, sepse ka qenë i dënuar dhe vuajtjen e dënimit e ka pasur në Burgun e Nishit, kemi qenë bashkvuajtës, ka qenë ordiner I burgosur kriminel, me plot kuptimin e fjalës.Me fillimin e bombardimeve mirret vendim që ata me deënimë me vdekje dhe të përjetshme të sillen në Koosvë E njoh mirë, e kam pasë dy hapa paraq kur na kanë qit në pushkatim”, ka thënë Dëfrim Rifaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

Emri i tij është i njohur edhe për të mbijetuarit e tjerë të Masakrës së Dubravës, por dënimi i tij eventual, nuk është i mjaftueshëm për disa prej tyre, meqë urdhërdhënësit vazhdojnë të mbetet të lirë.

“Emrat e përvecëm, për mua si një i mbijetuar nuk do të thonë asgjë, për shkak se procesi është shumë më I ndërlikuar dhe do duhej të ketë një qasje tjetër, për shkak se përgjëgjësit kryesorë për organizmin e kësaj masakre, dhe ekzekutimin e kësaj masakre nuk po përmenden fare, pra është vijë institucionale e Serbisë”, ka deklaruar deputeti Enver Dugolli.

Përderisa në duar mban listën me 200 emrat e kriminelëve të Masakrës së Dubravës, i mbijetuar Nait Hasani tregon se dënim s’kanë marrë as 1% e tyre, por që shpresën e ka akoma.

“ Janë dy raste, një rast është në Prishtinë një guardian që ka marrë pjesë në torturat tona të të burgosurve, drejtpërdrejt në burgun ePrishtinës dhe të lipjanit, ai është I arrestuar, dhe të njejtën kohë gardiani i Dubravës Gagi, pra vetëm këto dy raste I kemi nga 190 raste tjera që janë, të pjesmarrësve që në forma të ndryshme kanë torturuar, vrarë dhe masakruar në Dubravë, bashkë me ushtrinë policinë dhe të burgosurit serbë që kanë qenë”, është shprehur Nait Hasani.

Përveç si pjesëmarrës në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999, Petriq, lidhet edhe me rrethanat e pandriquara të vrasjes së të rinjve serb në kafiterinë Panda, për të cilin kishte pasur tentime që të fajësohen shqiptarët.

Ekstradimi i tij drejtë Bosnjes, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit për krim të organizuar e një arsenal armësh që i ishte kap ur në Spanjë, pritet që të bëhet në muajin e ardhshëm.

Por mediat boshnjake, kanë paralajmëuruar për mundësinë që ai pas një kohe të shkurtër, të përfundojë sërish në liri, pavarësisht pretendimeve për krime të rënda që rëndojnë mbi të.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

47 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago