LAJME

Kush i blen apartamentet? 40 mijë banesa të reja janë bosh

Për të blerë një apartament në zonat kryesorë të Tiranës, një qytetari shqiptar i duhen kursimet e disa dekadave.

Por shitjet në kryeqytet nuk mungojnë. Emigrantët dhe të huajt janë ata që kryesojnë listat si blerësit më të shumtë në kryeqytet dhe në zonat bregdetare të vendit.

“Ka një rritje të blerësve, si për qira dhe për shitje. Ka një fluks të huajsh, që kanë interes për të blerë në Shqipëri dhe kjo vihet re kryesisht në tre mujorin e fundit të vitit. Çmimet në rajon, ne jemi shumë më lirë dhe kjo e bën Tiranën një atraksion për ta. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, janë emigrantët që mbajnë flamurin e blerjeve”, u shpreh Orges Beti, agjent imobilar.

Agjentët imobilarë, tregojnë se ka kërkesa për të blerë apartamente, por tregu nuk ofron hyrje për të gjithë.

“Sot ka një kërkesë për apartamente, ka kërkesë dhe ka një mungesë apartamentesh në treg. Mund të jenë rreth 40.000 apartamente që nuk banohen, pra janë të blera dhe janë të mbyllura”, tha ai.

Referuar Indeksit të Pronave, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë llogaritet në rreth 1200 euro/m2 në fund të 9-mujorit 2022, ndërsa paga mesatare është 60.6 mijë lekë.

“Unë do propozoja që të kishim një taksë të shtuar për apartamentet e dyta dhe të treta, që ti vënë në eficentë, t’i fusim në tregun imoblar dhe të shfryjmë pak kërkesën si për qira dhe për blerje. Duke i futur dhe këto apartamente që janë bosh të pabanuara”, tha agjenti.

Një qytetari në vendin tonë, i duhet të punojë rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago