KRYESORE

Kush mund ta blejë TikTok-un?!

Jimmy Donaldson i njohur si MrBeast i tha së fundmi ndjekësve të tij se mund të blinte TikTok. Donaldson tha se nuk mund të ndante detaje rreth ofertës së tij, por premtoi: “Vetëm dijeni, do të jetë e çmendur”.

Donaldson është një nga kërkuesit e shumtë që kanë shprehur interes për të blerë TikTok. Vitin e kaluar, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një ligj që i dha afat kompanisë mëmë me bazë në Kinë të TikTok, ByteDance, deri më 19 janar për të shitur platformën ose për t’u përballur me një ndalim në SHBA. Legjislacioni trajtoi shqetësimet në lidhje me lidhjet e TikTok me qeverinë kineze dhe shqetësimet se aplikacioni është një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa tani presidenti i ri Donald Trump ka paraqitur mundësinë e një sipërmarrjeje të përbashkët. “Unë do të doja që Shtetet e Bashkuara të kishin një pozicion pronësie prej 50%”-tha ai në një postim në Truth Social. “Duke bërë këtë, ne ruajmë TikTok dhe e mbajmë në duar të sigurta”-shtoi Trump. Që atëherë, presidenti ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon aplikacionin të qëndrojë funksional edhe për 75 ditë të tjera. Në fillim të këtij muaji, Bloomberg raportoi se Kina po konsideronte një shitje të TikTok te Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i ngushtë i presidentit Trump, i cili tashmë zotëron platformën X.

Vetë Musk shkroi në X këtë javë se ndërsa ai ka qenë prej kohësh kundër një ndalimi të TikTok, situata aktuale ku TikTok lejohet të operojë në Amerikë, por X nuk lejohet të operojë në Kinë është e pabalancuar. Në një konferencë shtypi, Trump u pyet nga një gazetar nëse do të ishte i hapur që Musk të blinte platformën. “Do të isha nëse do të donte ta blinte, po”-u përgjigj presidenti. “Do të doja që edhe Larry ta blinte atë”-shtoi Trump, duke iu referuar kryetarit të Oracle, Larry Ellison, një mbështetës prej kohësh i Trump. Raportohet se Oracle është një nga ofruesit kryesorë të serverëve të TikTok, duke menaxhuar shumë nga qendrat e të dhënave ku ruhen miliarda video të platformës.

Vitin e kaluar, Oracle paralajmëroi se një ndalim i TikTok mund të dëmtojë biznesin e tij. Gjiganti ishte gjithashtu një pretendent kryesor për të blerë platformën në vitin 2020, kur Trump po përpiqej ta ndalonte atë. Investitori miliarder Frank McCourt gjithashtu ka shprehur interes për TikTok dhe ka bërë intervista në media prej disa muajsh. McCourt ka thënë se dëshiron që TikTok të funksionojë mbi teknologjinë e mbikëqyrur nga Instituti Project Liberty, të cilin ai e themeloi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago