Kompania private e investimeve Affinity Partners, e drejtuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja për ndërtimin e një kompleksi luksoz me markën “Trump” në Serbi.
Vendimi u njoftua të hënën, vetëm disa orë pasi autoritetet serbe akuzuan katër zyrtarë të lartë qeveritarë për korrupsion në lidhje me këtë projekt, raporton The New York Times.
Sipas prokurorisë, një ministër kabineti, një ndihmës i tij dhe dy zyrtarë të përfshirë në miratimin e projektit janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Prokuroria bëri të ditur se hetimet po vijojnë edhe për persona të tjerë.
Projekti, me vlerë rreth gjysmë miliardë dollarë, ishte promovuar fuqishëm nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili e kishte paraqitur atë si një mundësi për të tërhequr investime dhe turistë në kryeqytetin serb.
Kritikat, megjithatë, kanë qenë të forta, me opozitën që e akuzon qeverinë se ka shkelur ligjin për t’i bërë qejfin Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta amerikane.
Sipas New York Times, projekti do të ndërtohej mbi rrënojat e ndërtesave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, të cilat, ndonëse të shkatërruara, gëzonin statusin e pasurisë kulturore dhe simbolizonin vuajtjet e Serbisë gjatë luftës.
Vetëm pak ditë pas fitores së Donald Trump në zgjedhje, autoritetet serbe nisën procedurat për të anashkaluar këto mbrojtje ligjore, çka shkaktoi protesta publike dhe dorëheqje zyrtarësh.
Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Affinity Partners tha se kompania po tërhiqej sepse “projektet domethënëse duhet të bashkojnë, jo të përçajnë”, duke shtuar se vendimi merrej “nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe qytetin e Beogradit”.
Presidenti Vuçiç ka mohuar çdo shkelje ligjore dhe, në një intervistë për The New York Times në nëntor, ka deklaruar se Serbia duhet të ecë përpara pavarësisht akuzave për falsifikim dokumentesh.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…