LAJME

Ky është grupi kriminal i akuzuar për grabitjen e rreth 1 milionë € nga automjeti i “Besa Security”

Grupi kriminal që po akuzohet për grabitjen spektakolare të rreth 1 milionë eurove nga automjeti i kompanisë së sigurimit “Besa Security” më 18 nëntor të vitit 2021 në fshatin Parallovë, shumë shpejt pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. Ndaj gjashtë të dyshuarve,  Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë për disa vepra penale. Në mesin e tyre ishte edhe menaxheri i kompanisë, i cili ishte përfshirë në planin si në filma, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, gjashtë personat që po akuzohen për këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale  ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ janë:

Në këtë rast, grupi i akuzuar kishte një ‘dorë’ brenda kompanisë, e që ishte Milaim Lipovica, menaxher i Logjistikës, i cili ‘sigurimin’ e vetëm që e ka bërë në këtë rast ka qenë ndihma për t’u grabitur paratë nga kompania në të cilën shërbente.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tyre thuhet se më 18 nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, gjashtë të akuzuarit në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave  prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të Bankës Pro Credit dhe kompanisë “Besa Security”.

I akuzuari Gashi ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa Lipovica si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, “ka përgatitur automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti  pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës ishte i akuzuari  Xhaka., ku aty bashkë me të ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit Berisha, Sogojeva dhe Muqolli., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin.”

Dënimi që parashihet për ata që kryejnë veprën penale “Grabitja”

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kryen veprën penale “grabitja” dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet burgim.

Sipas këtij neni, paragrafi 3, nëse vepra penale kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, ose ka me vete armën, dënohet me gjobë dhe burgim nga pesë deri në 12 vjet burgim. Ndërsa neni 33 thotë se Kushdo që me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale dënohet më dënim më të butë sesa kryesi i veprës.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago