Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.
E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.
“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Helmimi i zyrtarve te KQZ gjate numrimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia eshte pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetror i Serbise zhvillon ne drejtim te Kosoves.
Keto aktivitete jane te vazhdueshme qe nga helmimi i nxenesve neper shkollat e Kosoves ne fillim te viteve te nentedhjeta.
Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale per prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.Ne vitet e tetedhjeta SDB, ne Institutin e Sigurise qe ndodhet ne Zemun kishte zhvilluar programe te prodhimit te armatimit special i cili ishte perdorur nga operativet e ketij shërbimi ne aksionet terroriste ne vendet perëndimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mejtet e perdorura ne keto aksione ishin kançet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezes me kronometer, si dhe masa perzirje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat jane djegur bizneset e emigracionit kroat.
Nje nga mjetet kimike te perdorura nga SDB ne vitet e tetedhejta eshte edhe “Tableta kundermuese” e cila eshte hedhur ne panairin Nderkombetar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te kketij eventi kulturor per shkak te hapsires qe ky panair i kishte ofruar shtepive botuese te Emigracionit Politik Kroat.