LAJME

Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

Sipas mediave zvicrane, 30-vjeçari nga Topanica e Kamenicës, Jetmir Morina ka humbur jetën tragjikisht mbëmjen e së mërkurës.

I ndjeri po shkonte t’i oftronte ndihmë disa personave që kishin bërë aksident dhe në momentin që doli nga vetura Morina u godit nga një veturë, e cila kishte humbur kontrollin në autostradë, ku si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën.

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka bërë të ditur se Jetmiri ishte kolegu i tyre, me ç’rast i kanë shprehur ngushëllime familjes e miqëve të tij.

“Në këto momente të vështira për familjen Morina, Oda e Stomatologëve të Kosovës, në emër të të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Morina”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Gjithashtu, kanë reaguar edhe miqët e tij të cilët kanë shprehur trishtimin për humbjen e shokut të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

13 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

15 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

21 orë ago