Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Siç raporton REL, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.
Siç ka thënë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq protesta e tyre po bëhet për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb Dejan Pantiq.
Në media është publikuar edhe një fotografi të këtij të fundit gjatë arrestimit në pikën kufitare në Jarinje.