Sot në mëngjes, në një operacion të përbashkët të policisë gjermane, u arrestuan 25 anëtarë të dyshuar të një grupi terrorist të ekstremit të djathtë, të dyshuar për planifikimin e një grushti shteti në Gjermani.
Udhëheqësi i dyshuar i këtij grushti të planifikuar ishte Princi 71-vjeçar Heinrich XIII. i cili duhej të merrte përsipër. Sipas prokurorëve të shtetit, ai është një nga dy liderët e arrestuar herët në mëngjes.
Vlerësohet se të paktën 50 persona ishin pjesë e grupeve që mbështetën rrëzimin e kancelarit aktual, duke besuar se vendi i tyre ishte në duart e“Deep State”, një term që përdoret në shkencat politike për “rrjetet e fshehura të liderëve” të cilët drejtojnë qeverinë, raporton BBC .
Disa nga të arrestuarit vijnë nga lëvizja Reichsburger, e cila është nën vëzhgimin e policisë për një kohë të gjatë, ndërsa një pjesë e grupit thuhet se është pjesë e grupit QAnon. Rreth tre mijë policë u përfshinë në këtë aksion, i cili u zhvillua në 130 vende në të gjithë vendin, ndërsa dy persona u arrestuan në Austri dhe Itali.
Udhëheqësi i arrestuar Heinrich XIII vjen nga një familje fisnike e njohur si Shtëpia e familjes Reuss, e cila sundoi një pjesë të shtetit të Thuringia deri në vitin 1918. Pasardhësit e kësaj familjeje kanë ende disa kështjella në Turingi. Mediat lokale zbuluan këtë verë se pjesa tjetër e familjes u distancua nga 71-vjeçari Heinrich, duke e konsideruar atë një “plak të hutuar që beson në iluzionet e të nxitura nga teoritë konspirative”.