Shpetim Darsi, 27-vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ai gjatë kontrollit të pasaportës ka figuruar se është në kërkim ndërkombëtar për vepër penale, të falsifikimit të dokumentacionit.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë së Darsi është kapur nga Njësiti për Koordinim Ndërkombëtar për Zbatim të Ligjit – ILECU, pasi ishte në kërkim nga Interpoli.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orën 11:00, ndërsa menjëherë me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rastin e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh për media, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
“Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se ANP “Adem Jashari” dhe me datën 11.12.2019, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar INTERPOL-Tiranë, është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…